E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku i rënduar, Meta akuza bashkisë së Tiranës

Kryetari i LSI-se Ilir Meta akuzoi bashkine e Tiranes se ka lene pas dore menaxhimin e problemeve te komunitetit ne kryeqytet ndersa solli si rast kontret problemet qe verehen ne trafikun e automjeteve. Meta i beri keto komente gjate zhvillimit te mbledhjes se kryesises se LSI per Tiranen.

Një problematikë që sa vjen dhe rëndohet dhe shtohet kur rasti më flagrant ka të bëjë me trafikun dhe menaxhimin e tij në kryeqytet, por edhe me shumë aspekte të tjera të lëna pas dore. Po kështu do të vlerësohet dhe analizohet edhe puna e gjithë këshilltarëve të LSI, e përfaqësuesve të saj në këto struktura të zgjedhura të pushtetit vendor” tha Meta.

LSI e Tiranes do te kete brenda shtatorit, perberjen e saj te re perfshire edhe kryetarin, post i cili eshte mbajtur deri me tani nga Ilir Dashi. Ristrukturimi i ri synon forcimin e LSI ne kryeqytet si pararendese e parapergatitjeve per zgjedhjet e ardhshme lokale.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›