E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, votohet për lirimin e anëtarit të LSI në KQZ, Gjiknuri:Berisha po kërkon të uzurpojë institucionet

Gazeta Shqip

kuvend, seanceSeanca e sotme plenare nisi me vone nga sa ishte parashikuar dhe pritet të karakterizohet nga debate të forta mazhorancë opozitë, pasi në rend të ditës është votimi për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, propozuar nga LSI, Ilirjan Muho.

PD duket e palëkundur në nismën e saj ndërsa i ka propozuar parlamentit dy emra të rinj për të zënë vendin e Muhos, dy përfaqësues të Partisë Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Ndërkohë, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për integrim pritet të votojnë kundër kësaj, nisme të cilën në deklarata të ndryshmen e kanën cilësuar antiligjore dhe antikushtetuese, që bie në kundërshtim me kodin zgjedhor.

Ndërkaq, pritet që votave të mazorancës sot ti bashkohen edhe votat e tre ish-deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani.
Për demokratët nisma është tërësisht legjitime pasi largimi i LSI nga koalicioni qeveritar bën që të humbë baraspesha politike në KQZ.

Ndërkohë, PS ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin kuvendor për të diskutuar  rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë, ndërsa pritet që qëndrimi i tyre të jetë i prerë.

Gjiknuri: Berisha po kërkon të uzurpojë institucionet. Mandati i anëtarëve të KQZ, fiks, kjo e bën të pavarur institucionin

gjiknuri ne kuvendDeputeti i PS, Damian Gjiknuri ka folur me tone të ashpra ndaj kërkesës së PD për shkarkimin e anëtarit të LSI në KQZ duke e cilësuar atë si një përpjekje të Berishës për të uzurpuar të gjitha institucionet e pavarura në vend, pasi sipas tij Berisha nuk bën dot zgjedhje po nuk e pati KQZ të vetën.

Qëllimi i Berishës është që të pushtohet KQZ në radhën e të gjitha institucioneve të pavarura, pasi ai nuk bën dot zgjedhje pa bërë KQZ partiake.

Kjo seancë është e papranueshme, nuk duhet të mbahet. Nuk mund të ndryshojë KQZ sa herë ndryshojnë mazhorancat në kuvend

Nuk mund të nisemi nga marrëveshja e 2003 kur kodi është ribërë edhe 5 herë të tjera. Anëtarë janë me mandat fiks, pikërisht kjo e bën institucionin të pavarur.

15 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Kuvend, votohet për lirimin e anëtarit të LSI në KQZ, Gjiknuri:Berisha po kërkon të uzurpojë institucionet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›