TemA TV/ Balla: Berisha i shndërroi Forcat e Armatosura në supermarket armësh. U shiti armë diktatorëve (VIDEO)
Deputeti socialist, Taulant Balla, ka akuzuar kryeministrin Berisha gjatë një konference për shtyp, se i shndërroi Forcat e Armatosura në supermarket armësh. Duke iu referuar raportit të fundit të OKB-së se Shqipëria i ka shitur armë Libisë, Balla ka thënë se Berisha u ka dhënë armë diktatorëve.
PS ka denoncuar Sali Berishën dhe Ministrinë e Mbrojtjes, drejtuesin e kësaj ministrie, Arben Imamin si shkaktar i rrënimit të Forcave të Armatosura. Kemi denoncuar trafikimin e armëve, që u vërtetua nga hetimi i organizatës së OKB-së, tha Balla.
Ai ka akuzuar ndërkohë Berishën për përgjimin e opozitës, duke thënë se ka prova për këtë gjë. Balla është ndaluar edhe tek privatizimet e pronave të ushtrisë, duke thënë se ato kanë ndodhur në mënyrë jotransparente./b.l