Kuvendi diskuton për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së
Parlamenti ka nisur sot diskutimet për zëvendësimin e anëtarit të LSI-së në Komision Qendor të Zgjedhjeve.
Deputeti Gent Strazimiri i cili lexoi relacionin e demokratëve theksoi se kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane plotësojnë kushtet e parashtruara në ligj.
Ndërsa deputeti Edi Paloka u shpreh se largimi i Muhos nga KQZ-ja bën tëm undur barazpeshën e institucionit të administrimit të zgjedhjeve.
Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri e ka cilësuar nismën e PD-së për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së një absurditet ligjor.
Ndërsa ka deklaruar se zgjedhjet ndodhen në rrezik, deputeti Gjiknuri ka akuzuar kryeministrin Berisha se po kërkon të manipulojë zgjedhjet
“Sot ky Kuvend po përballet me dhunë. Duke qartë dhunimi i këtij individi për të bllokuar KQZ dhe për të rrezikuar zgjedhjet e lira. Ju po krijoni precedentin më të rrezikshëm që ku vend mund të shkarkojë çdo individ që është miratuar me votë. Ky njeri nuk mund të jetojë dot pa marrë zgjedhjet në dorë tha Gjiknuri.
Mazhoranca ka çuar në seancë për votim dy emra të propozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë kundërshtuar këtë lëvizje të Partisë Demokratike.
vijon…