E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend zgjedh nesër anëtarët e Gj. Kushtetuese

Prishtinë -Gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Kosovës, do të zgjedhë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi është marrë një ditë më parë nga Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen drejtuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, e në të cilën merrnin pjesë edhe shefat e grupeve parlamentare. Nga 21 kandidatët e rekomanduar nga Komisioni Përzgjedhës për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, do të zgjidhen katër gjyqtarë shqiptarë dhe dy të tjerë nga radhët e minoriteteve.

Kryeparlamentari Krasniqi e ka vlerësuar tepër të rëndësishme për Kuvendin e Kosovës që para njëvjetorit të Kushtetutës së Kosovës të zgjedhën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe të miratohet Rregullorja e Punës së Kuvendit .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›