Sejdiu: Vizita e Biden, me peshë të veçantë
Prishtinë -Presidenti i Republikës Fatmir Sejdiu ka cilësuar vizitën në pritje të zëvendëspresidentit të SHBA, Xhozef Bajden në rajon dhe në Kosovë si një vizitë historike me peshë të veçantë. "Ky do të jetë një përkushtim i thellë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbështetje të Kosovës, në mbështetje të demokracisë dhe të zhvillimeve të mira në të gjitha vendet e rajonit", theksoi presidenti Sejdiu.