Kuvend, zhvillohet Konferenca e Kryetarëve

është mbledhur në selinë e Kryesisë së Kuvendit Konferenca e Kryetarëve.
Kryetarja e Kuvendit Topalli, kreu u grupit parlamentar të PS-së, Ruçi, ai i PD-së, Patozi dhe ai i LS-së, Naço janë mbledhur për të hedhur linjat mbi punën që do bëjë parlamenti në 3 javët e ardhshme. Pritet të ketë diskutime për komisionin parlamentar hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit. Bisedimet mes Patozit e Ruçit nuk sollën një zgjidhje konkrete për hetimin e zgjedhjeve ndaj sot kjo çështje pritet të mbizotërojë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
Ligjet e mbartura nga dy sesionet e para, të cilat nuk kanë siguruar dot 84 votat, do të renditen gjithashtu në programin e punës së Kuvendit për tri javët në vazhdim.
Një prej projektligjeve më të rëndësishme janë ndryshimet në ligjin për SHISH. Nuk dihet nëse do ketë një tentativë të tretë të mazhorancës për ndryshimet në ligj, apo pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve mazhoranca do shtyjë këto ndryshime. Po ashtu do të trajtohet edhe reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore
Seanca e parë plenare do jetë të hënën.