E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend,PS:S'ka integrim, por fukarallëk

Në seancën plenare të Kuvendit deputeti i PS-së, Arben Malaj tha se prishjet në Ksamil, Vlorë, Hamallaj do tregojnë se boja e përdorur për të njollosur fasadën e shtetit ligjor do mbetet vetëm një fasadë e shëmtuar. "Në praga të sezonit turistik qeveria nis prishjen e zonave informale. Për ato shtëpi që prishen me dhunë, mijëra shqiptarë kanë punuar më djersë e gjak në mërgim. Por ndërhyrja me dhunë tregoi se shteti ligjor nuk ekziston", tha Malaj.
Sipas deputetit socialist ka 2 raste kur ndërhyhet me dhunë nga shteti për ndërtimet pa leje, kur ka ndërtime informale që pengojnë investimet publike dhe kur rrezikohen pasurite kulturore. "Por ngjarjet në Ksamil, Vlorë e Hamallaj tregojnë dështimin e qeverisë", theksoi ai. "Ora News" po transmeton direkt seancën.

Deputeti socialist, Ilir Beqja tha se Berisha ka gënjyer me rritjen e pensioneve, pasi shtesa e pensioneve është më e ulëta në vitet e fundit. Ai theksoi se integrim s'ka, por varfëria është me bollëk. Sipas tij me shtesën e pensionit është shtuar edhe fatura e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Sipas tij, koalicioni i integrimit ështe shdërruar në një koalicion që vjedh.

Gert Bogdani, deputet i PD-së tha se nga viti në vit janë rritur taksat nga Bashkia e Tiranës. Sipas tij taksat janë dyfishuar, por Tirana nuk po ndryshon. "Rritja e taksave për biznesin në këtë periudhë është shumë problematik edhe për punësimin në kryqytet", tha ai.

Në kuvend do diskutohen dhe votohen 3 kandidatët për anëtar të Gjykatës së Lartë, Sokol çomo, Medi Bici dhe Vexhi Muçmata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›