E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Shkarkimi i Biberajt, thyerje e rregullores së Kuvendit

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj deklaroi se shkarkimi i Aleksandër Biberajt është një rrezik për proceset integruese. "Delegacioni i parlamentit shqiptar është shpërdoruar dhe është thyer plotësisht rregullorja e Kuvendit", tha ajo. Sipas saj KE-ja do dërgojë dy reporterë lidhur me delegacionin dhe ligjin e lustracionit. "Me shkarkimin e Biberjat dhe me delegimin e Rusmalit në Asamble keni vënë Shqipërinë në një pozitë qesharake para Asamblesë Parlamentare dhe gjithë botës", shtoi ajo. Sipas Leskajt nuk është hera e parë që mosmarrveshjet brenda grupit reflektohen në raportet e Shqipërisë me KE-në. Leskaj i kërkoi kryeparlamentares të japë shpjegime për shkarkimin e Biberajt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›