E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-Withers: SHBA-ja ju mbështet

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi priti në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë John Withers.Presidenti Topi i shprehu ambasadorit Withers urimet për presidentin e ri të SHBA-sw dhe besimin se marëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve do të intensifikohen dhe do të forcohen me tej nën drejtimin e presidentit Obama.Presidenti Topi i ka shprehur ambasadorit amerikan vendosmërinë për angazhimin e tij dhe për të qenë gjithnjë partner dhe i vendosur përkrah SHBA-së në të gjitha sipërmarrjet e saj, në funksion të thellimit të reformave demokratike, të ruajtjes së stabilitetit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon,"Shqiptarët i mbeten mirënjohës SHBA-së për mbështetjen në të gjitha proceset demokratizuese, por edhe integruese të venedit tonë- i ka thënë presidenti Topi gjatë takimit. Kryetair i Shtetit ka nënvizuar se kjo miqësi historike mes dy vende, i nxit shqiptarët që të punojnë akoma më shumë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve që këkron integrimi euroatlantik. Nga ana e tij ambasadori Withers ka siguruar presidentin Topi për vazhdimësinë e mbështetjes dhe e vëmendjes së administratës Obama për hapat që Shqipëria po ndërmerr për forcimin e demokracisë, mbrojes dhe respektimit të Kushtetutës, institutcioneve të pavarura, luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të shtetit ligjor.Hapat e domosdoshme për anëtarësim ne NATO zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të lira dhe të ndershme të qershorit 2009-të, zhvillimit e fundit politike në vend si dhe ligji për pastërtinë e figurës dhe raportet e fundit të Shqipërisë me Këshillit e Europës ishin pjesë e bisedës midis Presidentit dhe Ambasadorui Withers.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›