Kuvend,debate për ekonominë

Kriza ekonomike ndërkombetare dhe efektet e saj në Shqipëri kanë përplasur në seancë plenare qeverinë dhe opozitën. Përballë këmbënguljes së qeverisë se ekonomia shqiptare është në rritje dhe vendi ynë nuk rrezikon të përfshihet në vorbullen e krizës, PS i ka numëruar problemet me të cilat sot përballen sektorë të ekonomise duke i kërkuar qeverisë masa ndaj krizës ndërkombëtare.Prej lulëzimit të krizës financiare në vendet më të fuqishme të botës maxhoranca dhe opozita kanë debatuar vazhdimisht për efektet e kësaj krize në ekonominë shqiptare. Opozita ka kërkuar që buxheti i vitit 2009-të t'i përgjigjet krizës ekonomike ndërkohë që maxhoranca ka theksuar se qeveria e ka një plan antikrizë.