E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili:Kodi siguron fitoren e së majtës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se Shqipëria është me ekuilibra shumë të brishte ekonomikë, andaj LSI ka kërkuar që Shqipëria të ketë planin antikrizë. "Kemi kërkuar që të bëhet publik plani për ekonominë, gjithashtu t'i jepet ndihmë industrisë së konfeksioneve, sepse punësojnë me qindra njerëz", u shpreh Vasili. Sipas tij, euroria e qeverisë shqiptare dhe ekzaltimi për ekonominë e bëjnë qeverinë më qesharake se kurrë. "Duhet që qeveria të pranojë krizën dhe të pranojë ndihmën, në të kundër Shqipëria do gjunjëzohet përfundimisht nga kriza", shtoi Vasili.Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, deklaroi se "Sot shqiptarët kërkojnë zgjidhje të qarta për problemet,dhe vota e tyre do shkojë për partinë që do japin më shumë zgjidhje". Sipas tij, kodi i ri zgjedhor nuk përbën problem për LSI-në."Kodi zgjedhor penalizon rëndë Berishën, kodi dekreton humbjen e tij,pasi në krahun e majtë ka dy realitete si PS e LSI që duke marrë votat e së majtës siguron një fitore të gjerë. Sistemi favorizon LSI-në dhe të majtën", theksoi Petrit Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›