Xhaferri: Tre vitet e fundit, maxhoranca e djathtë arriti ta ndajë politikën nga krimi
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri, theksoi dje në seancën plenare të Kuvendit se maxhoranca e djathtë gjatë tre viteve qeverisje ka arritur të ndajë politikën nga krimi.
Duke reaguar ndaj deklaratave të deputetëve të opozitës për nivelin e korrupsionit në vend, pas sondazhit për korrupsionin, të publikuar dje nga IDRA, Xhaferri tha se gjatë
tre viteve të qeverisjes së kësaj maxhorance vendi ka njohur rritje ekonomike dhe ecje përpara në procesin e reformave. “Mesazhi i përcjellë dje nga ambasadori amerikan në Tiranë është shumë i qartë, politika të heqë dorë nga imuniteti, të cilën e ka kërkuar edhe maxhoranca tre vite më parë. Por, diçka tjetër ka kërkuar Ambasadori amerikan Xhefri tre vite më parë. Ai bënte një kërkesë të qartë, që politika të ndahet nga krimi. Kurse tre vite më pas, Ambasadori Ëithers bën thirrje që politika të ndahet nga imuniteti. Pra, shikoni ndryshimin e madh. Ndërsa tre vjet më parë na thoshin ndahuni nga krimi, sot na thonë nuk keni nevojë për mbrojtje, ndahuni nga imuniteti”-u shpreh Xhaferri, duke iu drejtuar deputetëve të opozitës. Këto deklarata erdhën pas akuzave që kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, u shpreh të enjten në Kuvend se korrupsioni është problemi më i madh i shqiptarëve. Gjatë minutave të debatit për çështje jashtë rendit të ditës, Leskaj, duke iu referuar shifrave të sondazhit të IDRA-s, realizuar në muajt e parë të këtij viti, tha se “konkluzionet e këtij sondazhi na njohin me rritje të korrupsionit në vend në raport me vitin 2006, ndërkohë që shifrat e publikuara janë mbledhur para tragjedisë së Gërdecit, në muajt janar-shkurt”. Nëse do të kishim një perceptim për korrupsionin pas kësaj ngjarje, vijoi ajo, shifrat e tij do të rezultonin shumë më të larta. "Sondazhi është shqetësues, jo vetëm për korrupsionin në rritje tek zyrtarët, por edhe për uljen e besueshmërisë së qytetarëve ndaj qeverisë”- tha Leskaj.
Dy ditë më parë Instituti for Development Research and Alternatives (IDRA), publikoi rezultatet e një sondazhi mbi nivelin e korrupsionit në Shqipëri, i realizuar në muajt e parë të këtj viti. Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, John Ëithers, i pranishëm në konkluzionet e këtij sondazhi, në kuadër të përpjekjeve kundër këtij fenomeni, u shpreh për ndryshim të ligjit 'për imunitetin', në mënyrë që edhe politikanët të përgjigjen para ligjit, njësoj si çdo qytetar tjetër.