Kuvendi: 20 shkurti, Dita e Kujteses se Viktimave te Regjimit Komunist
Kuvendi miratoi dje me shumice votash propozimin e qeverise, per Diten e Kujteses se Viktimave te Regjimit komunist. Deputetet e mazhorances, ishin te vetmit qe votuan dje duke miratuar daten 20 shkurt, si daten e perkujtimit te viktimave te regjimit komunist. Dite e cila mbahet mend per rrezimin e bustit te diktatorit, Enver Hoxha ne vitin 1991 ne sheshin "Skenderbej". Deputeti i PD-se, Gent Strazimiri njekohesish relator i projektligjit, tha dje se miratimi i ketij projektligji eshte nje kontribut te madh per te gjithe ata njerez qe humben jeten nga ky sistem. Madje Strazimiri, nuk harroi te kritikoje edhe opoziten qe sipas tij, di shume mire, krimet e nazizmit madje edhe ata qe i kane kryer me emer dhe mbiemer dhe denojne, nderkohe qe nuk dine emrin e atyre qe burgosen e internuan ne burgun e Spacit, Burrelit. Sipas tij, kjo dite do te sherbeje si vendosja e nje pike referimi jo vetem per te krijuar nje marredhenie te drejte me te shkuaren, por edhe me te ardhmen tone. Nderkohe qe per viktimat e regjimit diktatorial, do te ngrihet edhe nje obelisk dhe nje muze. Projektligji i miratuar diten e djeshme ne Kuvend, ka per qellim percaktimin e disa simboleve ne perkujtim te viktimave. Me simbole ligji nenkupton muze, obelisk apo monument, dhe gjithashtu daten e perkujtimit publik te viktimave. Diskutimet e shumta dhe debatet per perkujtimin e viktimave te regjimit komunist, u shtuan me teper, me gjetjen e 19 trupave ne nje periferi te kryeqytetit. Te 19 viktimat ishin ekzekutuar me nje plumb pas koke dhe u gjeten ne nje varreze te perbashket ne Dajt. Menjehere pas evidentimit te kesaj varreze, kryeministri kerkoi pershpejtimin dhe miratimin sa me pare te projektligjit te qeverise per Diten e Kujteses. R. Rapushi
Monumentet
Nje obelisk dhe nje muze do te ngrihet se shpejti edhe ne vendin tone, per kujtimin e viktimave te regjimit diktatorial. Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta te Evropes ish- komuniste, qe nuk ka ende nje muze ne perkujtim te viktimave.
Monumentet
Nje obelisk dhe nje muze do te ngrihet se shpejti edhe ne vendin tone, per kujtimin e viktimave te regjimit diktatorial. Shqiperia eshte nje nder vendet e pakta te Evropes ish- komuniste, qe nuk ka ende nje muze ne perkujtim te viktimave.