Kuvendi. Axhenda e tri javëve në vazhdim
Në muajt e fundit të punës, axhenda e Kuvendit pritet të jetë mjaft e ngjeshur. Sot, konferenca e kryetarëve do të vendosë për kalendarin e punimeve për tri javët në vijim, ku pritet të ketë projektligje të rëndësishme për t‘u shqyrtuar. Janë projektligje të cilat kanë mbetur pezull nga javët në vijim dhe që priten të marrin miratimin gjatë këtij sesioni të fundit parlamentar. Projektligjet që pritet të janë pjesë e axhendës së punës së Kuvendit këto tri javë janë: projektligji për planifikimin e territorit, projektligji për administratën gjyqësore, projektligji për dëmshpërblimin e ish të dënuarve nga regjimi komunist. Projektligji: "Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar". Ndërsa në Komisionin e Jashtëm sot do të diskutohet paketa e projektligjeve për aderimin me të drejta të plota në NATO. Projektligjet janë "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Atlantikut të Veriut". Projektligji: "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, për statusin e forcave të tyre". Projektligji: "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për statusin e organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, të përfaqësuesve kombëtarë dhe personelit ndërkombëtar" etj.