Prona, plagoset biznesmeni italian
Një biznesmen italian
është përplasur nga një
fuoristradë në për
pjekje për t‘i dhënë
fund një konflikti që ekzistonte
mes tij dhe një familjeje nga Fushë-
Kruja. Autori 35-vjeçar ka tentuar ta
vrasë biznesmenin italian për një
konflikt pronësie dhe më pas është
larguar me shpejtësi nga vendi i
ngjarjes. Pas disa orësh, Bardhyl
Peta është kapur në Mamurras për
t‘u vënë në dispozicion të organit
të hetimit dhe për të zbardhur
plotësisht konfliktin që gati përfundoi
me vrasje. Mëngjesin e
djeshëm, biznesmeni i huaj, me
aktivitet në fushën e konfeksioneve
në qytetin e Fushë-Krujës, u
përfshi në një aksident të qëllimshëm,
që i shkaktoi dëmtime të rënda.
Biznesmeni italian, Tiberio Putiniano,
pronar i një rrobaqepësie
në qytetin e Fushë-Krujës, u përplas
dje nga një makinë tip fuoristradë
me ngjyrë jeshile dhe targë TR8121J.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07.00,
pranë qendrës së qytetit të Fushë-
Krujës dhe ka pasur dëshmitarë që
kanë asistuar në skenë. Ka qenë një
konflikt me Bardhyl Petën dhe
familjen e tij që ka nxitur reagimin e
dhunshëm të 35-vjeçarit nga
Fushë-Kruja. Në përpjekje për ta
"bindur" italianin, Peta ka ndërmarrë
aktin kriminal. Pas ndalimit, ai ka
deklaruar se thjesht ka dashur ta
frikësojë dhe jo ta dëmtojë biznesmenin,
por ngjarjet kanë rrjedhur
ndryshe për të dëmtuarin. Burime
policore bënë të ditur se pas aksidentit,
shtetasi italian, Tiberio Putinato,
është dërguar në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, ku ndodhet në gjendje
të rëndë shëndetësore, ndonëse
jashtë rrezikut për jetën. Para
goditjes me makinë, dëshmitarët
okularë, që janë shoqëruar në polici
për të dëshmuar mbi ngjarjen, kanë
treguar se Peta ka shkëmbyer fjalë
me italianin dhe madje e ka
kërcënuar me armë atë. Shtetasi italian,
55 vjeç, ka qenë duke ecur në
këmbë drejt ish-ndërmarrjes së
grumbullimit, ambientet e së cilës i
ka marrë me qira për të realizuar
aktivitetin e tij prodhues e tregtar.
Pikërisht në këtë moment është
goditur nga Peta. Disa orë më pas,
pak para mesditës, postblloqet e
policisë arritën të ndalojnë autorin e
aksidentit. Ai u ndalua pranë Mamurrasit.
Burimet policore thanë se
shkak i aksidentit të qëllimshëm
është bërë një konflikt për motive
pronësie mes dy palëve. Sipas burimeve
të policisë, konflikti mes
palëve ka lindur nga pronësia mbi
një kabinë elektrike që ndodhej në
oborrin e rrobaqepësisë, por që pretendohet
të jetë në pronësi të familjes
së Sejfulla Petës, babait të autorit
të aksidentit. Biznesmeni italian
nuk pranonte të negocionte me
familjen mbi pronësinë dhe detyrimet
që mund të rrjedhin e pretendohen
nga familja vendase për kabinën
e vjetër elektrike, që ndodhej
në territorin e ish-ndërmarrjes ku
funksionon rrobaqepësia. Kabina
dhe pronësia e truallit ku është ngritur
ajo është kthyer në objekt konflikti
dhe nga hetimet e para rezulton
se familja nga Fushë-Kruja ka
qenë në mënyrë të vazhdueshme
në konflikt me shtetasin e huaj.
është përplasur nga një
fuoristradë në për
pjekje për t‘i dhënë
fund një konflikti që ekzistonte
mes tij dhe një familjeje nga Fushë-
Kruja. Autori 35-vjeçar ka tentuar ta
vrasë biznesmenin italian për një
konflikt pronësie dhe më pas është
larguar me shpejtësi nga vendi i
ngjarjes. Pas disa orësh, Bardhyl
Peta është kapur në Mamurras për
t‘u vënë në dispozicion të organit
të hetimit dhe për të zbardhur
plotësisht konfliktin që gati përfundoi
me vrasje. Mëngjesin e
djeshëm, biznesmeni i huaj, me
aktivitet në fushën e konfeksioneve
në qytetin e Fushë-Krujës, u
përfshi në një aksident të qëllimshëm,
që i shkaktoi dëmtime të rënda.
Biznesmeni italian, Tiberio Putiniano,
pronar i një rrobaqepësie
në qytetin e Fushë-Krujës, u përplas
dje nga një makinë tip fuoristradë
me ngjyrë jeshile dhe targë TR8121J.
Ngjarja ndodhi rreth orës 07.00,
pranë qendrës së qytetit të Fushë-
Krujës dhe ka pasur dëshmitarë që
kanë asistuar në skenë. Ka qenë një
konflikt me Bardhyl Petën dhe
familjen e tij që ka nxitur reagimin e
dhunshëm të 35-vjeçarit nga
Fushë-Kruja. Në përpjekje për ta
"bindur" italianin, Peta ka ndërmarrë
aktin kriminal. Pas ndalimit, ai ka
deklaruar se thjesht ka dashur ta
frikësojë dhe jo ta dëmtojë biznesmenin,
por ngjarjet kanë rrjedhur
ndryshe për të dëmtuarin. Burime
policore bënë të ditur se pas aksidentit,
shtetasi italian, Tiberio Putinato,
është dërguar në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, ku ndodhet në gjendje
të rëndë shëndetësore, ndonëse
jashtë rrezikut për jetën. Para
goditjes me makinë, dëshmitarët
okularë, që janë shoqëruar në polici
për të dëshmuar mbi ngjarjen, kanë
treguar se Peta ka shkëmbyer fjalë
me italianin dhe madje e ka
kërcënuar me armë atë. Shtetasi italian,
55 vjeç, ka qenë duke ecur në
këmbë drejt ish-ndërmarrjes së
grumbullimit, ambientet e së cilës i
ka marrë me qira për të realizuar
aktivitetin e tij prodhues e tregtar.
Pikërisht në këtë moment është
goditur nga Peta. Disa orë më pas,
pak para mesditës, postblloqet e
policisë arritën të ndalojnë autorin e
aksidentit. Ai u ndalua pranë Mamurrasit.
Burimet policore thanë se
shkak i aksidentit të qëllimshëm
është bërë një konflikt për motive
pronësie mes dy palëve. Sipas burimeve
të policisë, konflikti mes
palëve ka lindur nga pronësia mbi
një kabinë elektrike që ndodhej në
oborrin e rrobaqepësisë, por që pretendohet
të jetë në pronësi të familjes
së Sejfulla Petës, babait të autorit
të aksidentit. Biznesmeni italian
nuk pranonte të negocionte me
familjen mbi pronësinë dhe detyrimet
që mund të rrjedhin e pretendohen
nga familja vendase për kabinën
e vjetër elektrike, që ndodhej
në territorin e ish-ndërmarrjes ku
funksionon rrobaqepësia. Kabina
dhe pronësia e truallit ku është ngritur
ajo është kthyer në objekt konflikti
dhe nga hetimet e para rezulton
se familja nga Fushë-Kruja ka
qenë në mënyrë të vazhdueshme
në konflikt me shtetasin e huaj.