E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi Pozitive rishperndarja e anetareve te kryesise

Deputeti Eduard Shalsi e sheh si pozitiv debatin e hapur brenda radheve te socialisteve mbi rishperndarjen e anetareve te kryesise dhe asamblese neper qarqe. Sipas tij rishperndarja e anetareve te kryesise dhe te asamblese ne ato qarqe ku nuk kane qene te deleguar me pare eshte nje proces normal dhe qe ka per qellim ti jape me shume energji punes ne baze. Ndaj ai thekson se edhe ajo qe po ndodh sot ne PS ku disa figura te njohura te saj jane shprehur kundra ketij procesi duhet pare ne funksion te zhvillimit. PS ku une bej pjese eshte nje force energjike eshte nje force progresive nje force qe edhe debatin e brendshem e ka ne funksion te zhvillimit. Sot ne duhet te ndahemi perfundimisht nga nje kaste politikanesh qe e kane mbizoteruar Shqiperine e ketyre 20 viteve 8211 tha deputeti Eduard Shalsi. Por pavaresisht perpjekjeve te disa drejtuesve socialiste per te mos e marre seriozisht kete debat figura te njohura te kesaj force kane kontestuar fort kete rishperndarje duke arritur deri aty sa dhe mos ti zbatojne vendimet e forumeve drejtuese. Njeri prej tyre eshte dhe deputeti Erion Brace i cili ka shprehur hapur se nuk e njeh vendimin e kryesise per te rishperndare delegimet dhe se nuk do te levizte nga Berati per ne Korce ku dhe eshte deleguar se fundmi. Pervec tij ka patur dhe deputete te tjere qe nuk i kane mirepritur keto levizje ku bie ne sy i zgjedhuri i Vlores Eltar Deda i cili gjithashtu publikisht eshte shprehur i zhgenjyer ndersa nuk ka ngurruar ta kundershtoje kete vendim edhe ne mbledhjen e Asamblese se qytetit te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›