E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjedhja e votave PS heq dore nga votimi i fshehte ne Kuvend

Fejzi Braushi

Rikthimi i votes se fshehte ne Kuvend nuk eshte me nje beteje e Partise Socialiste. Kjo te pakten sa i perket votimeve te dekreteve te Presidentit te Republikes per emerimet e drejtuesve te larte shteterore apo te gjyqtareve te dy gjykatave me te larta ne vend. Fenomeni i rrjedhjes se votave qe ka shoqeruar grupin parlamentar socialist kete legjislature sa here qe ka patur votime te fshehta ne Kuvend ka bere qe PS te rishohe dhe njehere propozimin e bere disa muaj me pare per te kaluar nga votimi nominal ne votim te fshehte ne rastet e dekreteve. Megjithese nuk eshte zyrtarizuar ende me nje qendrim perfundimtar socialistet duket se po i bejne llogarite edhe me kohen kur ata do te vijne ne pushtet gjate se ciles ndryshe nga tani ne opozite cdo rrjedhje vote do te kete efekte konkrete cka mund te sjelle si pasoje dhe kriza te panevojshme.

Propozimi

Gati kater muaj me pare grupi parlamentar socialist paraqiti ne menyre zyrtare ne Kuvendin e Shqiperise nje pakete amendimesh per Rregulloren e ketij institucioni ku ndermjet te tjerave nenet kryesore ishin ato per proceduren e votimit te emerimeve apo shkarkimeve te anetareve apo drejtuesve te institucioneve kushtetuese. Propozime keto qe ne thelb kane rikthimin e Rregullores ne gjendjen e meparshme para se te ndodhnin amendimet e saj ne vitet 2005 2009 dhe 2010 dhe konkretisht rikthimin e votimit te fshehte ne rastin e dekreteve te Presidentit dhe ne rastin e votimit te kerkesave per shkarkim te komisioneve hetimore. Por ndersa per rastin e dyte pra ate votimit te kerkesave te komisioneve hetimore socialistet mbeten te vendosur ne propozimin e tyre qe Kuvendi te mos votoje raportin e komisionit me votim te hapur por te votoje shkarkimin e personit me votim te mbyllur per rastin e pare pra ate te votimit te dekreteve duket se kane vendosur te heqin dore. Pra behet fjale pikerisht per propozimin e nenit 3 te draftit te socialisteve nepermjet te cilit kerkohet qe Ne nenin 60 te Rregullores se Kuvendit pika 1/1 shfuqizohet Ne rastin e dhenies se pelqimit te Kuvendit per dekretet e Presidentit te Republikes per emerim ne Gjykaten Kushtetuese ose ne Gjykaten e Larte votimi eshte nominal. Burime nga Partia Socialiste kane bere te ditur se duke pare se kjo ceshtje mbetet objekt debati me demokratet gjate procesit te reformes parlamentare mund te heqin dore prej saj. Te njejtat burime kane bere te ditur se persa kohe eshte vene re dendur fenomeni i rrjedhjes se votave nga grupimi socialist gjate votimeve te fshehta qe jane zhvilluar ne Kuvend sidomos gjate ketyre muajve te fundit atehere eshte gjykuar se kjo mund te ndodhe edhe kur socialistet te vijne ne pushtet. Por ndryshe nga sa ndodh tani ne opozite ku rrjedhja e votave ka efekt vetem moral socialistet mendojne se ne momentin qe do te jene ne qeverisje cdo rrjedhje vote qe mund te ndodhe nga deputetet gjate votimit te fshehte do te kishte pasoja direkte ne vendimmarrje. Ndaj me shume gjase propozimi per te rikthyer votimin e fshehte per dekretet mund te bjere dhe socialistet mund ti permbahen vetem pjese se amendimit qe ka te beje me procesin deri ne kalimin e dekretit ne seance.

Rregullorja

Pavaresisht faktit nese socialistet heqin dore apo jo nga ky propozim reforma parlamentare mbetet ende shume prapa ne kuptimin e mirekuptimit te paleve per nje sere ceshtjesh te tjera. Kjo pasi deri me tani nuk ka asnje konsensus per pikat kryesore te draftit nderkohe qe i vetmi kompromis qe mund te gjendet lidhet me afatin e perjashtimit te nje deputeti dhe kohen se kur kandidaturat per ne organet kushtetuese ose te krijuara me ligj qe zgjidhen nga Kuvendi kalojne per shqyrtim ne komisionin e Ligjeve. Kundershtimet per kete draft mes dy partive kryesore lidhen kryesisht me kufizimin e fjales se anetareve te Keshillit te Ministrave vetem per ceshtje te rendit te dites me reagimin e kreut te grupit parlamentar te PS-se sa here qe flet Kryeministri e deri te zgjidhja qe ofrohet nga PS-ja ne rastin e moszhvillimit te interpelances nga ana e nje anetari te kabinetit qeveritar. Deri me tash propozimet sa me siper konsiderohen nga PD-ja si antikushtetuese ndersa nuk pranohet prej saj as propozimi per te kaluar diskutimet e lira ne fillim te seances ashtu sikurse ka qene para vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›