Rama: Qeveria s`ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të kryeministrit Berisha në Kukës që do merren masa për t`u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar nga dëbora.
“Asnjë ndihmë s`ka shkuar në Veri prej dy javësh dhe ndihmat që mund të shkojnë nga sot do jenë thjesht mediatike,sepse shteti ka rënë!” ka theksuar Rama
Ai ka theksuar më tej se kryeministri mund të gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë po s`mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun e gjunjëzuar tërësisht shtetin.
“Kjo qeveri s`ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm!” shton Rama.
Ai ka theksuar se deklarimet e kryeministrit në veri për fonde për banorët është kopje e premtimeve për Shkodren e përmbytur por që askush s`është ndimuar me fonde ende sot.