E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi: Kunder shpronesimeve te shtepive monument

Shpesh ligjet per ceshtje te rendesishme te kultures kalojne pa u ndjere ne seancat plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Por dje nuk ndodhi keshtu! Ne radhe ishte edhe shqyrtimi i projektligjit "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 9048, "Per trashegimine kulturore, te ndryshuar", i cili ngjalli jo pak debate, e per te cilin reagoi edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate diskutimit dhe miratimit nen per nen te projektligjit ne fjale, Grupi parlamentar i Partise Socialiste e cilesoi antikushtetuese piken 3 te nenit 21, qe flet per shpronesimin e banesave te shpallura monument kulture, por qe jane te braktisura. Cka do te thote se, ato dhjetera shtepi, te shpallura kahere monument kulture ne qendrat historike te Shqiperise, te shtetezohen nese pronaret jane larguar prej tyre. Ne kete pike, zerit te opozites i eshte bashkuar edhe ai i Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila hapur shprehu qendrimin e saj kunder termit "shpronesim". Ndaj edhe kjo pike per shpronesimin u rrezua me konsensus te plote nga deputetet, nderkohe qe Kuvendi miratoi projektligjin.
Po c'do te ndodhte nese edhe kjo pike e nenit 21 do te miratohej?! Sic dihet, kryesisht ne Gjirokaster, pjesa me e madhe e pronareve te shtepive qe jane shpallur monument kulture nuk banojne ne to. Jo vetem per shkak te degradimit te ketyre ndertesave, por edhe pse nje pjese e mire e tyre jetojne ne emigracion. Pronat e tyre do te shtetezoheshin praktikisht! Kjo nuk eshte lejuar ne seancen e djeshme plenare, dhe per keto raste eshte kerkuar qe te kerkohet nje zgjidhje tjeter, por ne asnje menyre shpronesimi. Tani i takon Ministrise te Kultures ta gjeje zgjidhjen optimale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›