Demshperblimi i te perndjekurve, edhe pa vertetimin e Burgjeve
Mungesa e nje vertetimi nga ana e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve nuk perben problem per refuzim te kerkesave per demshperblimin financiar te ish-te denuarve politike. Vete dikasteri eshte ne gjendje te kryeje verifikimet e personave qe dorezojne kerkesat ne baze te dokumentacioneve qe disponon. Lajmin e beri te ditur zedhenesja e Ministrise se Drejtesise, Migena Dermirxhi, vetem nje dite pasi i publikuan shifrat e para te personave qe ishin miratuar per te marre demshperblimin e burgut politik qe kane kryer gjate regjimit komunist. "Vertetimet qe leshohen nga ana Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve nuk perbejne domosdoshmerisht kusht per paraqitjen e kerkeses per demshperblim financiar nga ish-te perndjekurit politike. Zgjidhja e dhene nga ana e ministrise paraqitet vetem me plotesimin e formularit te kerkeses me te dhenat per kohen e hyrjes dhe te daljes nga burgu, si dhe vendin e kryerjes se denimit", thuhet ne njoftim. Nderkohe qe Demirxhi ka bere te ditur qe, nese ish-te denuarit kane pasur vertetime te vjetra, mjafton qe t'i fusnin ne kerkesat qe do te depozitojne. "Keto dokumente sherbejne edhe ne rastin kur jane disa trashegimtare te ish-te denuarit", ka theksuar ajo. Dy dite me pare, Ministria e Drejtesise beri te ditur se nga 936 kerkesa te depozituara per demshperblim, 11 prej tyre jane perfituesit e momentit ndersa pritet edhe hedhja e firmes. Pergjigje u eshte kthyer per plotesim dokumentesh 380 personave, qe kishin dokumentacionet me mangesi dhe per kete shkak jane kthyer serish per plotesim te metejshem. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar gjithashtu se 28 prej kerkesave kane marre pergjigje negative.
R.Caushaj