Ringjallja e vlerave te paqes
Gjon Keka*
Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran, me nje njohje te gjere nderkombetare, duke nisur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Mbreteria e Bashkuar, Republika Franceze, Republika Federale Gjermane, Republika Italiane, Republika Austriake, Republika e Shqiperise dhe shume shtete te tjera, pothuajse nje e treta e Kombeve te Bashkuara. Republika e Kosoves do te perballet me keto sfida kryesore. Se pari, vijimi i prezantimit nderkombetar te identitetit, te politikes dhe te orientimeve nderkombetare te shtetit te ri te Kosoves ne arenen nderkombetare me qellim zgjerimin nderkombetar te njohjes dhe aderimin e Kosoves ne institucionet nderkombetare. Se dyti, kryerja ne kohe dhe me kualitet i praktikave formale per vendosjen e marredhenieve diplomatike me shtetet qe e njohin Republiken e Kosoves. Se treti, Kosova do te duhet te pershpejtoje punen per adoptimin e gjithe legjislacionit qe rrjedh nga Paketa e Ahtisarit dhe nevojat e shtet-formimit. Se katerti, Kosova do te duhet qe te ngreje sa me shpejte institucionet themelore te sovranitetit te shtetit, sic jane Ministria e Puneve te Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe organet e tjera te sigurise e te drejtesise. Se pesti, Kosova do te duhet te ndertoje strategjite e politikave integruese ne NATO dhe ne Bashkimin Evropian. Se fundi, per kete faze, Kosova nevojitet te ndertoje strategji afatmesme dhe afatgjate per zhvillimin ekonomik e social te vendit. Ndersa anetaresimi ne Kombet e Bashkuara eshte nje nga synimet madhore te Republikes se Kosoves. Mirepo, ky anetaresim, varesisht nga dispozitat e Kartes se OKB, do te kushtezohet nga qendrimi i Rusise, sepse procedurat e anetaresimit kalojne ne dy votime: ne Keshillin e Sigurimit ku jepet rekomandimi per anetaresim dhe ne Asamblene e Pergjithshme ku nevojiten dy te tretat e votave te shteteve anetare. Nese Rusia do vendose veto, procesi i anetaresimit do te bllokohet. Por,duhet menduar se Rusia me kalimin e kohes do te rishikoje qendrimin e saj drejt pozicioneve me realiste per Kosoven. Por, para se gjithash misionet e NATO dhe te BE jane te mireseardhur dhe te mirepritur ne Republiken e Kosoves. Qendrimi i tyre eshte vlere e shtuar per shtetin e ri te Kosoves, eshte siguri, eshte demokratizim eshte zhvillim ekonomik e social, eshte pershpejtim i proceseve integruese te Kosoves ne organizmat nderkombetare, sidomos ne ato euroatlantike. Kosova eshte me fat qe nderton shtetin dhe shoqerine moderne me prezence dhe mbeshtetje te SHBA, NATO dhe te BE. Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane hyre ne historine e Kombit shqiptar, te Shqiperise dhe te Kosoves si shpetimtar, si mbeshtetes te lirise, te pavaresise, te sovranitetit, te identitetit, te vlerave njerezore, te zhvillimit dhe te integrimit ne boten e qyteteruar demokratike Perendimore. Nga Presidenti Uillson, deri te Klinton e Bush, kemi nje aradhe Presidentesh amerikane qe kane pasur ne agjende te tyre nderkombetare ceshtjen shqiptare. Me se fundi, Kosova realizoi projektin nje shekullor amerikan per te drejten e popullit shqiptar per vetevendosje, duke korrigjuar shume gabime e padrejtesi historike nga sistemi i Koncertit te Evropes, Sistemi i Versajes dhe Sistemi i Luftes se Ftohte. Shqiptaret duhet te jene mirenjohes per jete SHBA, Presidenteve amerikane dhe popullit amerikan per kete mbeshtetje konstante dhe jetike. Nuk ka asnje mundesi per rikthimin e Luftes se Ftohte nuk ka ne Ballkan. Ajo qe do perjetoje tanime Ballkani eshte ringjallja e vlerave te paqes, sigurise, demokracise, zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik. Dhe krejt ne fund vendi i
vetem i sfiduar me probleme do jete Serbia. Serbia duhet te kaloje ne tre faza: ne denazifikim, ne demilitarizim dhe ne demokratizim. Keto tre faze do sjellin shqetesime, tensione, turbulenca, por me se fundi do i rikthejne Serbise dhe popullit serb paqen e nevojshme, demokracine e kerkuar dhe hapjen drejt botes, prej nga ku jane vetizoluar prej afro dy dekadash. Serbia ka te drejte te zgjedhe vete cfare te doje. Kosova eshte shtet me vete, eshte e pavarur dhe sovrane me marredhenie diplomatike me pese vendet me te industrializuar dhe demokratike te botes dhe me mbeshtetje jashtezakonisht te madhe dhe te shpejte nderkombetare. Serbia nuk ka cfare te kerkoje nga Kosova. Serbia duhet t'i kthehet vetvetes sepse ka shume pune per te lene pas nazizmin nacionalist, diktaturen, izolimin nderkombetar. Shteti dhe shoqeria serbe jane larg te qenit demokratike. Ne Serbi gjithcka eshte e kontrolluar, politika, media, opinioni publik. Nacionalizmi eshte ombrella e gjithckaje. Nacionalizmi eshte arsyetimi i cdo deshtimi. Nacionalizmi eshte mbulesa e cdo krimi e krimineli lufte dhe paqe. Nacionalizmi ushqen racizmin, ushqen, segregacionizmin, fanatizmin dhe cdo urrejtje qe ka mbarsur prej me shume se nje shekulli Serbine. Per te dale nga ky kolaps nevojiten forca dhe energji te reja politike. Nga ky kolaps Serbine nuk mund ta nxjerrin koshtunicat, nikolicat madje as tadicat dilematik. Krijuesit dhe bashkefajtoret e krizes nuk e sherojne dot situaten. Mbetet te shohim se si do shkojne punet ne Serbi. Ajo qe mund te thuhet tani, eshte se situata ne Serbi do kete shume probleme dhe zgjidhja e tyre do te konsumoje mjaft kohe. Nderkaq mund te themi se deri tani, Kosova eshte nje rast rekord per shpejtesine e njohjes nderkombetare te saj. Asnje shtet i formuar ne kohen e vet nuk ka pasur nje njohje kaq te shpejte dhe kaq masive nderkombetare. Kjo, fale zhvillimeve te terrenit kosovar, deklarimit konstituiv bindes te pavaresise, kooperimit me faktoret nderkombetar, festimit dinjitoz, me vetepermbajtje dhe pa kurrfare incidenti si dhe klimes pozitive ne SHBA, ne Bashkimin Evropian dhe ne Rajon pro pavaresise se Kosoves. (*) Autori eshte magjister ne marredhenie nderkombetare dhe diplomaci