Kuvendi PD, nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit
TIRANE- Pas rimandatimit të Sali Berishës sërish në krye të Partisë Demokratike, komisoni i numërimit të votave, ka rinisur sot punën për të përcaktuar edhe votat për Këshillin e ri Kombëtar. 1218 delegatët e Kuvendit të 9-te të Demokrateve, kanë votuar në listën e gjatë të 360 kandidateve për këtë forum për të zgjedhur vetëm 100 prej tyre dhe si i tillë procesi i numërimit pritet të marrë në dispozicion më shumë sesa 2 ditë kohë.
Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se numërimi i kutive për Këshillin Kombëter ka nisur sot në mëngjes dhe llogaritet që një fletë votimi të marrë 10 minuta kohë në dispozicion. Lista e kandidatëve permbante thuajse të gjithë anëtarët e zgjedhur katër vjet më parë në Këshillin Kombëtar, ministrat dhe zv.ministrat e Partisë Demokratike, si dhe të gjithë kandidatët për deputet të kësaj partie në qarkun e Tiranës. GJithashtu ka kandiduar dhe këngëtarja e njohur Ciljeta Xhilaga dhe Nevila Bami, ish kandidate për deputete, e akuzuar për abuzime nqë degën e Tatim Taksave në Fier.
Në 400 kandidatët e propozuar për anëtarë të Këshillit Kombëtar mungonin ish-kryetari Eduard Selami dhe ish-kryeministri Aleksandër Meksi, për të cilët është një detyrim statutor jo vetëm kandidimi, por edhe përfaqësimi në këtë forum. Mungonte dhe një nga ish-themeluesit, Preç Zogaj, tashmë i kaluar në partinë e Ngjelës, apo ish-ministri i Kulturës, Pango, i shkarkuar për skandalin e tij seksual. Të tjerë që mungonin ishin dhe ish-deputetët Sami Gjergji, Sali Shehu, akademiku Kolec Topalli, Maksim Cikuli, ky i fundit për shkak të postit të tij si këshilltar i presidentit Topi.
Forumi me i larte i Partise Demokratike pritet të mblidhet javën e ardhshme për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm të Partisë, dy nënkryetarët dhe sekretariatin. Sipas statutit të PD-së, njëri prej nënkryetarëve të Partisë është kryetar i grupit parlamentar. Këshilli Kombëtarë do të zgjedhë përmes kandidaturave alternative edhe Kryesinë e PD-së, si hallka e fundit e ripërtëritjes një herë në katër vjet të këtyre forumeve. Nga votimi i një dite më parë, kur nuk pritej ndonje surprize, zoti Sali Berisha arrititë rikonfirmohet me 1204 vota pro, në listën që përmbante si të vetmin kandidat emrin e tij.
(s.g/BalkanWeb)