E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i energjisë, ERE miraton rritjen në masën 13%

TIRANE- Bordi i Entit Rregullator te Energjise miratoi sot pasdreke shtrenjtimin e energjise elektrike, sipas kerkeses se paraqitur nga Operatori i Sistemit te Shperndarjes, OSSH. Kjo kompani tashme e privatizuar paraqiti prane ERE kerkesen per nje rritje mesatare te cmimit te energjise me 24 perqind por ERE ka miratuar nje rritje mesatare prej 13 perqind.
Bordi i ERE mori në shqyrtim këtë propozim dhe miratoi sot pasdreke rritjen mesatare te energjisë ne masen13 %. ERE propozoi dhe miratoi gjithashtu ruajtjen e shkalles prej 300 kilovat ore si masë për matjen e cmimeve të reja të energjisë.

Në shifrat e miratuara te ERE-s kërkohet ruajtja e cmimit të energjise mbi bazen e dy niveleve. Për konsumatoret familjare deri në nje konsum nen 300 kilovat ore energji cmimi te jete 7.7 leke per kilovat, pra 0.7 leke me shume nga sa eshte aktualisht. Dhe per konsum mbi 300 kilovat konsumatoret familjare te paguajne 13.7 leke per kilovat.

Ndërkohë në bazë të propozimeve që shqyrtoi dhe miratoi, ERE vendosi që të ulë çmimin për furrat e bukës. Kështu u vendos që cmimi për furrat e bukës nga 8 të zbresë në 7.6 lekë.

Kurse për bizneset që punojnë me tension të ulët u vendos rritja me 0.5 lekë. Kështu cmimi për industrinë, nga 10 lekë shkon në 10.5 lekë, për bizneset e sektorit të bujqësisë çmimi nga 10 lekë do bëhet në 10.5 lekë, cmimi për tregtinë nga 10 lekë rritet në 12.2 lekë dhe për Institutcionet buxhetore bëhet 14 lekë. 

Nje dite me pare Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, Josef Heisek tha se se cmimi i energjisë elektrike do të rritet në mënyrë ta vazhdueshme deri në vitin 2014, duke theksuar se ky kusht është pranuar nga qeveria shqiptare, në momentin e privatizimit të OSSH . Sipas Heisek OSSH ka trashëguar 12 miliardë lekë borxhe për vitin 2009 ku 3 miliard lekë borxh janë vetëm institucionet shtetërore.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›