Kuvendi debate per parate qe tepruan nga buxheti
Socialistet kerkuan qe parate tu shkojne ndertuesve mazhoranca vendos qe te perdoren per shpronesimet
TIRAN - Qeveria ka vendosur qe te gjitha parate qe kane tepruar nga buxheti i shtetit per shkak te mosrealizimeve do te perdoren per shpronesime te ndryshme. Kjo ka sjelle dje kundershtimin e opozites gjate diskutimit te kalendarit ne Konferencen e Kryetareve ne Kuvend. Gjate mbledhjes debatet u perqendruan tek Akti Normativ i qeverise ku opozita kerkoi qe tepricat te kalojne per te paguar borxhin ndaj ndertuesve.
Gjendja e mjeteve monetare qe do te rezultoje ne fund te vitit buxhetor ne llogarine unike te thesarit si rezultat i mosrealizimit te shpenzimeve ose tejkalimit te te ardhurave te transferohet ne llogarine e shpronesimeve per interesa publike - thuhet ne Aktin Normativ nr. 6 date 22.12.2010. Edhe pas debateve mazhoranca vendosi qe te mos terhiqet nga kjo pike.
Me pas debatet u zhvilluan per daten e nisjes se sesionit te ri parlamentar nese do te jete 17 apo 27 janar 2011. Opozita kundershtoi daten e nisjes se sesionit parlamentar e cila u pasua me terheqjen e mazhorances.
Mazhoranca fillimisht insistoi tek data 27 janar per shkak te mungeses se kryeministrit Berisha dhe te nje pjese te deputeteve qe do te ndodhen ne Parlamentin Europian ku do te diskutohet raporti i Dik Martit. Pas debateve u vendos qe data te jete 17 janar.
Konferenca e Kryetareve ka miratuar edhe kalendarin e raportimeve te institucioneve te pavarura ne Kuvend.
Nga 21 shkurti deri ne 20 mars perfaqesuesit e ketyre institucioneve do te paraqesin neper komisionet pergjegjese punen e kryer gjate vitit qe lame pas. Midis institucioneve qe do te raportojne ne Kuvend do te jete edhe kreu i Sherbimit Informativ Kombetar Bahri Shaqiri.
Mbledhja e Komisionit te Sigurise pritet qe te zhvillohet me dyer te mbyllura. Ne raportin e fundit kreu i SHISH leshoi alarmin se mafia sllave ushtron veprimtarine e saj ne jug te vendit ne fushen e ndertimit dhe ate te kazinove. Keto akuza u mbeshteten edhe nga opozita e cila konfirmoi kete pjese te raportit. Ne Kalendarin e punimeve jane futur ligjet qe kerkojne 84 vota edhe pse mazhoranca nuk i ka kartonet e nevojshem.
Demokratet do te shpresojne ne ndryshimin e qendrimit te socialisteve te cilet kane marre nje vendim grupi per te pasur marredhenie te kushtezuar me Parlamentin. Opozita do te jete e pranishme ne seancat plenare por nuk do te votoje asnje prej projektligjeve te mazhorances duke sjelle nje panorame te njejte te seancave te sesionit te kaluar.