Policia: Po mbështesnim Min. e Kulturës

Policia e Tiranës ka reaguar për sekuestrimin e shtëpisë së deputetit të PS-së, Dashamir Peza. Në një deklaratë thuhet se policia po mbështeste punonjësit e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të cilët po merrnin masa për zbatimin e Vendimit të Këshillit të "Për kalimin në përgjegjësi, administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë, dhe Sporetve të Muzeut të Konferencës së Pezës".
"Sqarojmë opinionin publik, si dhe mediat që i kanë atribuar forcave të policisë, kryerjen e procedurave për sekuestrim ambjentesh apo për veprime të tjera, se praktika të tilla, nuk janë në procedurat standarte të Policisë së Shtetit, në rastet e mbështetjes të intitucione qëndrore të administratës publike apo të njësive të qeverisjes vendore", thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Tiranës thekson se veprimet e sotme të strukturave të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, janë një praktikë normale pune në mbështetje të institucioneve qëndrore dhe vendore të administratës publike dhe të pushtetit vendor.