E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropoje, vazhdojne rreshqitjet te Ura e Fierzes

TROPOJE- Rreshqitja e dherave po shkakton prej disa ditesh bllokimin e aksit rrugor Qafe-Mali-Fierze. Nje masiv shkembor i eshte bashkuar dherave qe kishin rene dy dite me pare, duke bllokuar trasene e rruges ne vendin e quajtur "Shkembi i Dardhes". Te njejtat burime konfirmojne se masivi shkembor eshte i mases rreth 100 metra kub dhe shume i veshtire per t'u larguar. Burime policore, personel i drejtorise rajonale te mirembajtjes se rrugeve ndodhen ne vendngjarje dhe po inspektojne situaten. Veshtiresite shtohen pasi ne kete zone po vazhdojne edhe reshjet e dendura te bores. Autoritete lokale bejne te ditur se akset rrugore ne kete zone aktualisht jane te kalueshme. Dje paradite rreth 20 automjete mbeten te bllokuara si pasoje bllokimit te rruges. Kryetari i bashkise se Bajram Currit, Nuredin Ahmetaj, beri te ditur se shkak per rreshqitjen e dherave jane bere reshjet e diteve te fundit dhe shkarkimet nga Hidrocentrali i Fierzes. Ne kete zone jane shfaqur probleme serioze qe prej dites kur nisen shkarkimet nga hidrocentrali me kapacitet te larte per shkak te sigurise se diges ne kaskaden e Drinit, mbi liqenin e Fierzes. Aksi ka qene i pakalueshem ne periudha te caktuara dhe aktualisht punohet per ta rikthyer ne normalitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›