E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovë do të zhvillojë një axhendë të ngjeshur

Prishtinë -Gjatë javës së ardhshme, Kuvendi i Kosovës, do të shqyrtojë 13 projektligje të rëndësishme për vendin. Brenda një jave, ky Kuvend do të zhvillojë katër seanca, duke qenë se mbyllet edhe sezoni i vjeshtës. Të hënën, në një seancë të veçantë, bëhet shqyrtimi i parë i gjashtë projektligjeve të Paketës Ahtisaari, të cilat shqyrtohen për herë të dytë në një seancë tjetër të martën, kur pritet të miratohen përfundimisht.

Në rend dite të këtyre dy seancave janë Projektligji për të huajt, Projektligji për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Projektligji për përbërjen e përkohshme të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Projektligji për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Projektligji për Shërbimin Konsullor të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, si dhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësinë.

Gjashtë projektligje të tjera do të shqyrtohen për herë të dytë në seancën e të enjtes, ndërsa seanca e të premtes do t’i kushtohet vetëm shqyrtimit të dytë të projektligjit për Buxhetin e Kosovës 2009.

Në një nga seancat e tjera do të vihet në rend dite Projekt-Deklarata kundër krimeve të komunizmit në Kosovë, pasi të diskutohet më parë në një takim të përbashkët të Kryesisë së Kuvendit me Komisionin Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›