Në Francë mbahet një takim për Afganistani, Irani refuzon
Paris-Në Francë është mbajtur sot një takim ndërkombëtar jozyrtar për Afganistanin. Në këtë takim, merrnin pjesë përfaqësuesit e vendeve fqinje dhe fuqitë e mëdha, por mungoi Irani. Ministri i Jashtëm iranian Manouchehr Mottaki, pjesëmarrja e të cilit u konfirmua të premten nga ministri francez i Punëve të Jashtme, mungoi në takimin ndërkombëtar për Afganistanin.
Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Parisit janë acaruar kohët e fundit pas deklaratave të presidentit francez, Nicolas Sarkozy ku pohonte se refuzonte të takohej me homologun e tij iranian, Mahmoud Ahmadinexhad për shkak të deklaratave për Izraelin.
Takimi ministror jozyrtar u zhvillua në Paris me praninë e shefit të diplomacisë franceze, Bernard Koushner dhe homologut afgan, Rangen Dadfar Spanta.
Kjo iniciativë u ndërmor për të arritur një qëndrim më konstruktiv për stabilizimin e Afganistanit, ku qeveria e presidentit Hamid Karzai mbështetet nga 70 mijë trupa të huaj për t'i bërë ballë kryengritjeve të talebanëve.
Në takim morën pjesë vendet fqinje të Afganistanit si Pakistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Turkmenistani, Kina, India si edhe Rusia, Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia.