Maqedoni, shumica e shqiptarëve pro integrimit të vendit
Shkup-Anketa e Institutit Gallup Ballkan Monitor bën të ditur se 69 për qind e shqiptarëve në Maqedoni kërkojnë hyrjen e vendit në NATO dhe BE, edhe me çmimin që Maqedonia të humb emrin e saj kushtetues. Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje, vetëm 3 për qind e maqedonasve janë deklaruar se nuk duhet të ndryshohet emri kushtetues Republika e Maqedonisë për të hyrë vendi në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Në të gjitha pyetjet e anketës janë dhënë përgjigje patriotike.
Pjestarët e komunitetit maqedonas druajnë nga mundësia e përsëritjes së një konflikti të armatosur në rajon. Sipas anketës, 3 nga 10 maqedonas të anketuar vlerësojnë se ekzistojnë gjasat për një konflikt të ri të armatosur në rajon.
Përveç kësaj, 70 për qind e shqiptarëve në Maqedoni besojnë se Marrëveshja Paqësore e Ohrit siguron zgjidhje afatgjate për problemet etnike në Maqedoni. Mbi 30 për qind e maqedonasve bien dakord se kjo marrëveshje siguron paqe dhe zgjidhje afatgjate të problemeve etnike.
Të dyja komunitetet kanë mendim pozitiv për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Në këtë drejtim shqiptarët janë deklaruar me shumicë edhe atë rreth 84 për qind, ndërsa maqedonasit vetëm 57 për qind.
Mbi 46 për qind e qytetarëve në Maqedoni janë të pakënaqur me standartin jetësor, bën të ditur hulumtimi i fundit i Institutit Gallup Ballkan Monitor.
Hulumtimi është realizuar në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Maqedonia është një nga vendet e para ku qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për standardin jetësor.
Sipas të dhënave statistikore, një qytetar i Maqedonisë mund të ketë në disponim vetëm një të katërtën e rrogës, pasi që të blejë ushqimet elementare për jetë.
Sipas Gallup Ballkan Monitor, rroga mesatare në Maqedoni është 16.884 denarë ose 275 euro dhe kjo rrogë është e pamjaftueshme për jetën e përditshme. ina