E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, policia godet një rrjet kriminal

Madrid - Policia spanjolle arrestoi katër shtetas bullgarë, të cilët janë marrë me falsifikim parash, vjedhje, mashtrime dhe përpunim kartash krediti të rreme. Grupi kriminal vepronte në Madrid. Policia bëri të ditur se qytetarët bullgarët, të moshës prej 23-46 vjeç, kanë qenë pjesë e një rrjeti kriminal, i cili krahas Spanjës, ka vepruar edhe në Itali.

Gjatë aksionit policor janë sekuestruar disa kompjutera, rreth 2 500 karta krediti të falsifikuara, dokumente të rreme për identifikim personal dhe rreth 19 000 euro. Policia dyshon se grupi ka vepruar prej më shumë se dy vitesh dhe se deri tani ka kryer rreth 120 vepra penale. Njëri nga të arrestuarit ka qenë oficer ushtarak në pension.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›