E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëmbehet një 5 vjeçar në Prishtinë

Një fëmijë 5-vjeçar është rrëmbyer mëngjesin e sotëm në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Arbër Beka i cili ka theksuar se autoritetet janë informuar për rrëmbimin e një fëmije të moshës 5 vjeçare, në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Sipas tij kanë nisur hetimet për gjetjen e 5-vjeçarit por nuk jepen detaje për identitetin e tij për shkaqe sigurie.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›