Kuvendi i Kosoves rezolut per bisedimet me Serbine

Kuvendi i Kosovës pritet të nxjerr një rezolutë për bisedimet me Serbinë me anë të së cilës do të vendoset axhenda e bisedimeve me palën serbe. Rezoluta do të miratohet vetëm një ditë para takimit të parë zyrtarë i cili tashmë është bërë e ditur se do të mbahet të martën, më 8 mars, në Bruksel në të cilin Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ndërsa delegacioni i Beogradit nga Borko Stefanovic.
“Do të varet nga debati. Por sigurisht Kuvendi do ta nxjerr një dokument dhe ai dokument mund të jetë një rezolutë e cila duhet të votohet në Kuvendin tonë”, tha Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Vetëvendosja ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar për bisedimet Kosovë-Serbi por nuk ka arritur të siguroi 40 firmat e nevojshme siç parashikohet në rregulloren e punës së Kuvendit.
Ndërkohë megjithëse pritej që fillimi i bisedimeve të përcjellët me një akt simbolik të shtrëngimit të duarve në mes të Presidentit të Serbisë Boris Tadiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, një gjë e tillë duket se është vendosur të shtyhet për më vonë. Paraprakisht kryeministri Thaçi ka shprehur përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e dialogut teknik, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy shteteve.
Shefi i ri i diplomacisë franceze, Alain Juppe ka inkurajuar fillimin e bisedimeve dhe ka premtuar ndihmën e shtetit të tij, ndërsa edhe Gjermania, përmes drejtorit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme, Nicolaus Graf Lammbsdorf ka mbështetur fillimin e bisedimeve. Në takimin e parë jozyrtarisht është mësuar se do të diskutohet për çështjen e personave të zhdukur dhe çështjen e regjistrave civilë.
Bul Salihu