Primera League Kolo Toure rezulton me doping

Dopingu trondit Premier Ligën Angleze, pasi mbrojtësi i Manchester City, Kolo Toure ka rezultuar pozitiv në përdorimin e substancave të ndaluara në sport. I menjehërshëm ka qenë reagimi i klubit anglez, i cili nëpërmjet një komunikate për shtyp të publikuar në adresën zyrtare në internet ka pezulluar futbollistin e tij, në pritje të analizave të testit B të anti-doping.
Lajmi se futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka përdorur doping bëri xhiron e botës, ndërsa i ka dhënë një goditje të fortë një prej kampionateve më të rëndësishëm të futbollit botëror. Kolo Toure luajti për shtatë sezone të Arsenali, përpara se të tranferohej të Manchester City për 16 million paund, duke u bërë pjesë e projektit milioner të klubit anglez, i cili kaloi në pronësi sheikëve arabë.
Në karrierën e tij Toure ka luatur 80 ndeshje me kombëtaren e Bregut të Fildishtë, ndërsa te Mancester City ka mbajtur dhe shiritin e kapitenit, përpara se në stolin e skuadrës të ulej trajneri italian Roberto Mancini. Por pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping, e ardhmja e mbrojtësit 29-vjecar është në dyshim, pasi ai rrezikon një pezullim të gjatë nga të gjitha kompeticionet.
Nertan Prifti