E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Kosovës seancë solemne për Ramush Haradinajn

30-11-2012 / Gazeta 55

Kreu i AAK, Haradinaj: Na presin sfida dhe shumë punë për Kosovën

 “Mirëserdhe Ramush Haradinaj!” Me këto fjalë iu drejtua kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, duke i dhënë fjalën kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj ne seancën solemne të mbajtur për të.
Kryetari i AAK-së, një ditë pas lirirmit nga Gjykata e Hagës iu drejtua ligjvënësve kosovarë si fitues dhe tha se pret ta shohë vendin e tij fitues në etapat që do të vijnë.
“Mbas shumë mundimesh është mirë të ndjehesh fitues, në punë e sfida që na presim me e pa fitues vendin në etapat që vijnë”- theksoi ai.
Duke uruar për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Haradinaj siguroi se do të punojë me të gjithë për të mirën e vendit për të çuar përpara punët dhe për të gjitha sfidat që e presin vendin.
“Sapo përmbyllëm festimet për 100 vjet shtet shqiptar dhe ju siguroj se do jem shumë i kujdesshëm që të punoj me të gjithë ju për cilësi të mirë në vendin tonë dhe të gjitha temat që preokupojnë shtetarët e vendit me gjet rrugën e duhur për axhendën evropiane, për integrimët euroatlantike e NATO”- vijoi ai duke falenderuar kryetarin e kuvendit dhe kryeministrin për pritjen që iu bë.
Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi duke folur për lirimin e Haradinajt tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe shprehu bindjen se ashtu si Haradinaj edhe Fatmir Limaj do të lirohet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›