E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e Prishtinës: Haradinaj hyn në qeverinë “Thaçi” brenda 10 ditësh

30-11-2012 / Gazeta 55

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e priti në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë një ditë më parë, rikthimin në atdhe të Ramush Haradinaj, pas lirimit të këtij të fundit nga akuzat e Gjykatës së Hagës. Krahas vlerësimeve për luftën e ndershme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosoës në udhëheqjen e Ramush Haradinaj, Thaçi përcolli mesazhe bashkëpunimi mes PDK-së dhe AAK-së. Sot, mësohet se krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë arritur marrëveshje për partneritet qeverisës. Bisedat që kishin nisur javë më parë janë konkretizuar me ardhjen e Ramush Haradinajt në Prishtinë. “Brenda dhjetë ditësh finalizohet koalicioni PDK-AAK. Partia e Ramush Haradinaj do të marrë poste të rëndësishme në Qeveri”- bëjnë me dije burime pranë dy liderëve politikë.
Ndonëse nuk sqarohet se si do ndahen postet qeveritare dhe mbi të gjitha kush do të jetë kryeministër, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj. “Pajtimi ka ndodhur, për gjëra tjera arrihet pajtim gjatë këtyre ditëve”- pohojnë burime pranë kreut të qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›