E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Shqiperise Shqiptaret bashkohen me amerikanet ne kete dite meditimi

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë nga zyra e shtypit e Parlamentit thuhet se edhe Kuvendi i Shqipërisë sot kujton me dhimbje humbjen e 3 mijë jetëve të dhjetë viteve më pare nga një sulm terrorist.

Sot edhe shqiptarët bashkohen me popullin amerikan në këtë dite meditimi e nderimi për jetët e ndërprera. Me një fuqi të madhe shpirtërore, thuhet në njoftimin e parlamentit, Amerika u ngrit dhe më e forte në sy të mbare njerëzimit.

Me guxim e me besnikëri te Amerika, në emër të lirisë, amerikanët u bashkuan edhe më shumë me njeri-tjetrin. Sot flamuri amerikan ngrihet më shumë krenari në emër të lirisë dhe të vlerave universale përfundon njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›