E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nderim të viktimave çame nga gjenocidi grek

29-06-2012 / Gazeta 55

Kuvendi i Shqipërisë mbajti dje një minutë heshtje në nderim të viktimave të gjenocidit grek të ushtruar ndaj popullsisë shqiptare çame, pas propozimit të deputetit Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Deputeti Idrizi, përfaqësues i interesave të komunitetit çam, në fjalën e mbajtur me këtë rast në parlament, duke përkujtuar viktimat e kësaj ngjarje të rëndë, tha se “ka ardhur koha që të miratohet përfundimisht një rezolutë mbi çështjen çame, e cila të sanksionojë përfundimisht futjen e saj në axhendën tonë kombëtare”.
Këtë javë (25 -30 qershor) Shoqata “Çamëria”, PDIU dhe Klubi i Patriotëve të Rinj po organizojnë Javën e Kulturës dhe Historisë së Çamërisë, përmes së cilës ftojnë të gjithë shqiptarët të bashkohen për të drejtat e një popullsie, e cila u diskriminua, masakrua dhe u dëbua, vetëm pse ishte shqiptare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›