E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në mbrëmje dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano. Me kë

Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot në mbrëmje dekretet e Presidentit të Republikës për emërimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar të drejtuar nga Kryeministri Fatos Nano.

Me këtë rast, Kryeministri Nano u shpreh para deputetëve:

"I nderuar Kryetar i Kuvendit,

Të nderuar kolegë deputetë,

Ju falenderoj për mbështetjen dhe për maturinë me të cilën mbështetët "Koalicionin për Integrim" dhe qeverinë e tij.

Më lejoni t'ju garantoj se qeveria e përmirësuar do të vazhdojë të kryejë me shumë përkushtim dhe rezultate detyrat prioritare që përballojnë institucionet e shtetit shqiptar në etapën e integrimit.

Më lejoni të angazhohem solemnisht para jush se detyrat e integrimit ne i konsiderojmë dyplanëshe: ato të integrimit kombëtar, që përfshijnë objektivat dhe programet e arritjes së standarteve të Bashkimit Europian nëpërmjet reformave të përshpejtuara institucionale, ekonomike, administrative dhe sociale në vend, duke i dhënë zgjidhjen e duhur dhe problemeve të integrimit të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, si dhe zgjidhjes së plotë dhe përfundimtare të çështjes së kthimit dhe kompensimit të pronave për ish pronarët, kategori të pakënaqura deri më sot.

Do të falenderoja në seancë prezencën e grupit të Partisë Demokratike të Reformuar, me të cilët shpresojmë të ndërtojmë në proçes një partneritet për krijimin e kuadrit ligjor dhe për mbështetjen, me inisiativa politike të të gjithë Kuvendit, të dialogut dhe të integrimit të organizatave përfaqësuese të të përndjekurve, të ish pronarëve në proçesin e realizimit të zgjidhjeve që ata i meritojnë dhe i nevojiten të gjithë vendit.

Në komponentin tjetër ne kemi detyra të rëndësishme të përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe të vazhdimit të reformave dhe të ristrukturimit të Forcave të Armatosura për të bërë të mundur që Shqipëria të plotësojë standartet e anëtarësimit në NATO me samitin e Stambollit në vitin 2006.

Besoj se mbështetja juaj do të shpërblehet me punë, rezultate dhe me kontakte politike dhe njerëzore intensive me anëtarët e kabinetit qeveritar që ju votuat.

Ju faleminderit. Ju uroj të gjithëve "Gëzuar Vitin e Ri" dhe mbarësi për vitin 2004".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›