Monika Beluçi pozon shtatzënë për “VanityFair”
E bukur, seksi edhe shtatzënë. E bukur ashtu siç mund të jenë vetëm femrat në pritje për t’u bërë nëna. Monika Beluçi pozon për kopertinën e “Vanity Fair” e mbuluar vetëm nga një kimono, duke lënë të ekspozuar barkun. Në moshën 45-vjeçare aktorja pret fëmijën e saj të dytë nga Vinsent Kasel. “Një shtatzëni e bukur dhe e thjeshtë,- thotë,- por nuk jam absolutisht një shembulli mirë për t’u ndjekur”. Shtatzënia e parë filloi kur ishte 39-vjeçe, ndërsa e dyta në moshën 44-vjeçare. E guximshme dhe këtë e tregon më së miri edhe në intervistën për “VanityFair”: “Është e vërtetë se u tregova e guximshme në vendimin për të mbetur shtatzënë tani, pasi mund të ketë rreziqe nga më të ndryshmet, për fëmijën, por edhe për jetën time. Nuk e quaj veten të guximshme, por me shumë fat. Nuk jam absolutisht një shembull që duhet ndjekur”. Shumë femra në moshën e saj për të pasur një fëmijë i janë nënshtruar fertilizimit apo adoptimit, e ndërkohë aktorja rrëfen se në rastin e saj nuk ishte e nevojshme. Aktorja italiane kujton se tendenca për të pasur fëmijë në moshë paka me vonesë ka të bëjë me idenë për të ndjekur karrierën dhe pavarësinë ekonomike. Fillimisht investohet seriozisht për punën, më pas për një partner dhe në fund për një fëmijë.
24 Mars 2010