E Diel, 1 Nëntor 2026

Dejvid Bekam Futbollisti gati ti rikthehet kinemasë



Ylli britanik i futbollit, Dejvid Bekam, është ftuar nga ylli hollivudian Vini Xhons për të luajtur në episodet e reja të filmit “Escape for Victory”. 34-vjeçari është i kërkuar nga ish-futbollisti i kthyer në aktor, Vini Xhons, që të luajë në riprodhimin e filmit të vitit 1981, që ka të bëjë me të burgosurit e paktit të Antantës, që sfidojnë për një ndeshje futbolli gardianët nazistë të burgut. Xhons beson se nëse Bekam pranon rolin kryesor, atëherë filmi do të mund të vërshonte si tregun britanik ashtu dhe atë amerikan. Raporte të tjera thonë se Xhons ka besim në aftësitë aktruese dhe profesionale të Bekam në mënyrë që filmi të duket superior dhe tejet origjinal. “Shkathtësitë origjinale futbollistike të aktruara në këtë film do të ishin aq origjinale saqë do të dukej se ngjarja është e vërtetë”, ka thënë një burim i Xhons për “The Sun”.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›