Sheshi "Skenderbej" përplasja e re Qeveri-Bashki
TIRANE- Sheshi “Skënderbej” behet shkak për nisjen e përplajses së radhës mes Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës. Deklaratat ku Berisha angazhohet ta rikonstruktoje sheshin, dhe ato te Bashkise se Tiranes se sheshi ka nje projekt qe do te nise se shpejti, sjellin ne vemendje dhe njehere perplasjen e dy institucioneve para disa vitesh per mbikalimin tek Zogu i Zi.
Kryeministri Sali Berisha urdhëroi sot asfaltimin e sheshit “Skënderbej” në qendër të Tiranës, i cili prej kohësh është dëmtuar.
“Sheshi qëndror i shqiptarëve, sheshi i heroit të tyre është në një gjendje katastrofave. Nuk ka një vend të botës, ju garantoj unë që ti bini planetit nga veriu në jug nga lindja në perëndim nuk gjeni dot një kryeqytet si ku i yni, ku rrugëtimi në shesh është si një horror. Kërkoj me urgjencë planin e asfaltimit- deklaroi kreu i qeverisë mbledhjen e qeverisë e cila u zhvillua sot paradite.
Duke akuzuar se lobe të caktuara po lënë sheshin kryesor të kryeqytetit në gjendje të mjeruar Berisha urdhëroi marrjen e përgjegjësisë nga kabineti i tij. Ai tha se do të përdoren paratë e fondit prej 10 milionë dollarë që qeveria Kuvajtiane ka vënë në dispozicion prej dy vitesh.
“Nuk mundet që lobe të caktuara të bllokojnë sheshin e qytetit. Qeveria do marrë të gjitha përgjegjësitë. Qeveria e Kuvajtit ka dhënë 10 mln dollarë për sheshin dhe kalohet nga gropa në gropë. Të skuqet faqja të shkosh nga xhamia te hotel Tirana. Nuk ka qendër komune në Shqipëri që të jetë në situatën e qendrës së Tiranës.”
“Sa të bëhen planet të shtrojmë një shtresë të mirë asfalti të mos të turpërojmë vendin. Nuk mund të lëmë sheshin në atë gjendje.”- vazhdoi kreu i qeverisë duke urdhëruar vendosjen e kontakteve me qeverinë vendore të Tiranës për të marrë vendimin për të sheshin
Reagon Bashkia: Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë ndaj deklaratave tëkryeminsitrit për sheshin “Skënderbej”. Zëdhënsja e Bashkisë Joana Bushi deklaroi në një konferencë për shtyp se “është faji I Berishës që në sheshin ‘Skënderbej’ nuk kanë nisur ende punimet për projektin e parashikuar. Qeveria të bëjë shpronësimet, është një segment në këtë shesh që ka 2 vjet që nuk po shpronësohet”.
Më tej Bushi tha se “Bashkia do të nisë shumë shpejt punimet për sheshin ‘Skënderbej’ në bazë të një projekti madhor. Tirana nuk ka nevojë për asfaltin qeveritar”.
Në këto kushte Bashkia i bëri thirrje kryeministrit Sali Berisha, “të mos thellojë me gropën e autonomisë vendore.
Deklaratat e kundërta Qeveria-Bashki të sjellin në kujtesë përplasjet më të forta ku njëri është ai për mbikalimin e Zogut të Zi apo më i fundit për një shesh në qëndër të Tiranës, pranë Ministrisë së Kulturës.
(s.g/d.b/BalkanWeb)