E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për poetin Ali Podrimja

Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën plenare të së enjtes me një minutë heshtje për nder të poetit Ali Podrimja i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në Francë.

Poetit të njohur po i bëhen sot nderimet e fundit në Prishtinë, ku mbahet edhe ceremonia dhe homazhet për nder të tij.

Ndërkohë në raportin mjekoligjor të kryer nga autoritetet franceze thuhet se vdekja e poetit Podrimja është natyrale.

Sipas autoriteve franceze ndaj poetit nuk është ushtruar dhunë dhe supozohet se akademiku Podrimja nuk ka bërë vetëvrasje, por duke humbur orientimin në pyll, ka vdekur si pasojë e dehidratimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›