E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi pro ligjit për Konferencën gjyqësore dhe emërimit të Artan Zenelit

Kuvendi ka miratuar sot ligjin për konferencën gjyqësore si dhe pro dekretit të ish-presidenti Bamir Topi për Artan Zenelin si anëtar të Gjykatës së Lartë. Ligji për konferencën gjyqësore është miratuar me 128 vota pro duke marrë kështu edhe votat e opozitës.
 

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 117 voto pro për emërimin e Artan Zenelit si anëtar i Gjykatës së Lartë. Kundër dekretit të ish-presidentit Topi votuan deputetët Enkelejd Alibeaj, Erjon Braçe ndërsa abstenuan deputetët Marko Bello, Ermonela Felaj dhe Pandeli Majko.

Gjithashtu Kuvendi ka miratuar me 127 vota pro edhe ligjin për për sigurimin e depozitave bankare.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›