Vendet e BE-së që s’e kanë njohur Kosovën të ndërrojnë politikën

Vendet e Bashkimit të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën, tani pas marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Prishtinës e Beogradit, për përfaqësimin e Kosovës në takimet rajonale, duhet të shfrytëzojnë rastin dhe të ndërrojnë politikën, të sillen në një mënyrë të re, e cila jo vetëm që do të ishte më konstruktive, por do të kishte efekte më proaktive dhe më strategjike.
Kështu u tha sot në një analizë me temë, “Shqyrtimi strategjik i mosnjohjes së Kosovës: si të ndihmohet Serbia dhe Kosova në rrugën drejt përparimit në BE-së", të shkruar nga drejtori i Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Barcelona, Jordi Wacker dhe drejtori i Qendrës rumune për Politikë Evropiane, Cristian Ghinea.
Autorët e analizës tregojnë, se pesë vendet e BE që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës - Spanja, Rumania, Greqia, Qipro dhe Sllovakia, katër vjet pas shpalljes, rrezikojnë që me atë qëndrim të mbesin në pozicion defanziv brenda politikës së Bashkimit Evropian.