E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, si një ëndërr

Cesc Fabregas ka pranuar se sezoni i tij i parë në Barcelonë ka shkuar më mirë se që kishte pritur dhe se lufta për tituj është si një “ëndërr”.

Mesfushori u rikthye në klubin e tij të fëmijërisë nga Arsenali gjatë verës dhe menjëherë ka luajtur rol të rëndësishëm në skuadrën e Pep Guardiolës.

“Është shumë më mirë se që kam pritur dhe kam luajtur shumë më mirë se që kam pritur. Kam ardhur këtu për të mësuar, të përmirësohem si futbollist. Bashkëlojtarët e mi janë mësuar të luftojnë për titull të rëndësishëm, kurse për mua kjo situatë është si një ëndërr”, deklaroi Fabregas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›