E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs, më i miri në histori

Gary Neville nuk beson se kurrë nuk do të shohim një futbollist tjetër si mesfushori i Manchester Unitedit, Ryan Giggs.

Neville, ish bashkëlojtar i Giggsit në gjigantin nga Old Trafford, ka lavdëruar veteranin uellsian, i cili pavarësisht moshës 38 vjeç, vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ekipin e Sir Alex Fergusonit.

“A do të shohim sërish dikë si ai ? Jo, kurrsesi. Giggs do të hyjë në histori si futbollisti më i suksesshëm britanik i të gjitha kohërave dhe nuk e shoh askënd që mund ta tejkalojë atë”, deklaroi Neville për Daily Mail.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›