Kuvendi miratoi disa projektligje

Përveç zhvillimit të debatit politik dhe shkëmbimit të akuzave mes PDK-së dhe Vetëvendosjes, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të mbajtur ditën e enjte janë miratuar edhe tri projektligje në lexim të parë dhe një në lexim të dytë.
Gjatë seancës së sotme pa ndonjë debat të madh janë miratuar në lexim të parë Projektligji për shërbimet e shoqërisë informatike, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për turizmin dhe shërbimet turistike dhe Projektligji për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror.
Ndërsa në lexim të dytë është miratuar Projektligjit për ndihmë juridike falas. /kp/