Filloi takimi i NATO-s, diskutohet për Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, ka thënë sot se ky takim i parë për këtë vit i ministrave të NATO-s është po ashtu edhe në shërbim të përgatitjeve për samitin e Çikagos, i cili zhvillohet në fund të muajt maj.
Sipas burimeve të NATO-s për Kosovën është folur shkurtimisht gjatë ditës së sotme, ndërsa diskutimet kryesore rreth Kosovës priten nesër në mëngjes, ku tema e takimit të parë do të jetë misioni i KFOR-it, raporton Radio Evropa e Lirë.
Pos ministrave të vendeve të NATO-s në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga vendet joanëtare, të cilat kontribuojnë në misionin e KFOR-it. Zyrtarët e NATO-s kanë pohuar se aleanca pritet të vazhdojë përkushtimin ndaj misionit në Kosovë dhe praninë ushtarake do ta përshtatë sipas situatës.