Jahjaga shkoi në Gjermani
Presidentja Atifete Jahjaga është nisur të enjten për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në një konferencë për sigurinë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u nis për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e 48-të për Siguri në Mynih të Gjermanisë. Në këtë konferencë do ta marrin pjesë lider të ndryshëm nga e gjithë bota”, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Presidentes së Kosovës.